Vendosni fjalën kyçe....

“Gardistë të armatosur në Kuvend”, Garda e Republikës reagon pas akuzave të opozitës


Garda e Republikës reagon pas akuzave të opozitës se në Kuvend kishte gardistë të armatosur, ku e mohoi këtë fakt.

Sipas Gardës, asnjë prej punonjësve të saj nuk ka qenë i pajisur me armë zjarri brenda sallës së Kuvendit.

 

REAGIMI

Lidhur me pretendimin e disa deputetëve të opozitës, se punonjës të Gardës në seancën parlamentare kanë qenë me armë në sallë, Garda e Republikës sqaron se:

Ky pretendim është tërësisht i pa vërtetë.

Asnjë prej punonjësve të Gardës së Republikës, siç parashikon baza ligjore në fuqi, nuk ka qenë i pajisur me armë zjarri brenda sallës ku zhvillohen punimet.

Garda e Republikës mbetet e vendosur të ushtrojë gjithë përgjegjësitë dhe detyrat e ngarkuara, në funksion të garantimit të ligjit.