Akoma pa filluar seanca plenare, deputetët e opozitës kanë hyrë në sallën e Kuvendit dhe kanë nisur të zbatojnë skenarin e tyre.
Siç shihet nga pamjet deputetët e opozitës, ku i pranishëm është dhe Berisha, kanë përmbysur karriget.
Ndërkohë, Garda ka ndërhyrë për t’iu paraprirë çdo situate.
Kujtojmë se në seancën e kaluar pati përplasje fizike në Kuvend, duke sjellë edhe përjashtimin nga seancat të 6 deputetëve.
Debatet në Kuvend
Salianji: Karriget janë të popullit nuk janë të tuajat.
Qefalia: Po pse ti përfaqëson popullin?
Salianji: Po po, ata përfaqësoj. Ti përfaqëson bandat.
Gogu: Kamikaz paligjshmërie.