Vendosni fjalën kyçe....

Numri i të vdekurve në Gaza i kalon 9 mijë, Izraeli: Rritet numri i pengjeve nga Hamasi


Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi, thotë se 9,061 njerëz janë vrarë në Rripin e Gazës që kur filloi konflikti i tanishëm më 7 tetor.  Kjo përfshin 3,760 fëmijë, shton ministria. Më shumë se 32,000 të tjerë janë plagosur, shkruan BBC.

Ndërsa në informimin e përditshëm të IDF-së, zëdhënësi Daniel Hagari thotë se ushtria ka kontaktuar familjet e 242 pengjeve që mbahen në Gaza.  Numri i fundit i raportuar ishte 239.  

Hamasi thotë se i ka fshehur pengjet anembanë Gazës, duke përfshirë tunelet. Javën e kaluar, ata thanë se të paktën 50 pengje ishin vrarë nga sulmet ajrore izraelite, një shifër që nuk mund të verifikohet.  Hamasi dje tha se shtatë pengje u vranë në një sulm ajror në kampin e refugjatëve Jabalia.