Vendosni fjalën kyçe....

Përplasi me makinë një 2-vjeçar, arrestohet adoleshenti në Tiranë


Një shofer 18-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Tiranës, pasi në datën 1 nëntor ka aksidentuar një 2-vjeçar. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në rrugën “Belul Hatibi”, në Tiranë, ku 18-vjeçari ka aksidentuar të miturin.

 “R. T., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 16:00, në rrugën “Belul Hatibi”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një shtetas të mitur 2 vjeç. Si pasojë 2-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Po këta struktura njoftojnë se në pranga ka rënë edhe një 32-vjeçar, i cili u kap duke drejtuar automjetin, pa patentë.

“J. K., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi”, njofton policia.