Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi në emisionin “Opinion” se opozita do të vijojë të bllokojë punimet e parlamentit deri në plotësimin e kërkesave tyre.
Salianji tha se PD kërkon ngritjen e komisioneve hetimore, komisionin e reformës zgjedhore dhe të mos mbahet peng vullneti i shumicës së grupit parlamentar të PD për drejtimin e partisë.
“Nuk ka të bëjë me asnjë ngjarje që ka ndodhur në Shqipëri, me asnjë personazh. Ne kemi tre kërkesa:
1-Kërkojmë ngritjen e komisioneve hetimore, kemi kërkuar 8 dhe janë rrëzuar të teta.
2-Komisioni i reformës zgjedhore, i cili është bërë në mënyrë bipartizane. Grupi Parlamentar i PD propozon kush janë përfaqësuesit e vet. Ndërsa Edi Rama është mësuar ta zgjedhë. Kërkon debat të trukuar. Ne po kërkojmë këtë që na jep kushtetuta dhe ligji
3-Të mos mbajnë peng vullnetin e shumicës së grupit parlamentar të PD për drejtimin e partisë”, tha Salianji.