Vendosni fjalën kyçe....

Salianji përplaset me deputetët e PS: Përfaqësoni bandat…Kamikaz paligjshmërie


Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka akuzuar deputetët e PS-së si përfaqësues të bandave.

Në një seancë që nisi me tensione të forta, ai doli në foltore, para së cilës ishin grumbulluar të gjitha karriget e deputetëve, që u vendosën aty nga deputetët e opozitës.

Ai pati replika me deputetët socialistë të cilët iu përgjigjën duke e quajtur ‘kamikaz paligjshmërie’.

Debatet

Salianji: Karriget janë të popullit nuk janë të tuajat.

Qefalia: Po pse ti përfaqëson popullin?

Salianji: Po po, ata përfaqësoj. Ti përfaqëson bandat

Gogu-Salianjit: Kamikaz paligjshmërie!

Berisha: Pse bëhesh avokat i kriminelit Taulant Balla.

Gogu-Berishës: Bëhem avokat i atyre që më kanë zgjedhur