Një nga kompanitë hoteliere më të njohura në Shtetet e Bashkuara po i afrohet hapjes së një resorti të ri, 3.7 miliardë dollarësh në Las Vegas, ipër ndërtimin e të cilit u deshën plot 23 vjet.
“Fontainebleau Las Vegas” do jetë prona motër e “Fontainebleau Miami Beach”, një pikë referimi e përhapur dhe tashmë ikonë që u hap në vitin 1954 dhe konsiderohet gjerësisht si vendpushimi i parë për destinacionet e Amerikës.
Hoteli në Las Vegas do hapet më 13 dhjetor e do ketë një siperfaqe prej 25 hektarësh në skajin verior të Rripit të Las Vegasit. Fasada e saj monolitike vezulluese do jetë e dukshme nga kthesat më veriore të garës së makinave të Formula 1 që do të gjëmojë rreth qytetit të mëkatit muajin e ardhshëm.
Në një qytet që krenohet me spektatorë, debutimi i këtij hoteli të veçantë është një punë e madhe. Resorti me 3644 dhoma përfaqëson gjithashtu kulmin e një udhëtimi 23-vjeçar që filloi për Jeffrey Soffer, kryetar i “Fontainebleau Development”, kur ai bleu tokën në vitin 2000.
Ndërtimi i hotelit filloi në vitin 2007, por ndërtimi u ndal vitin e ardhshëm për shkak të recesionit të madh ndërsa tashmë është vetëm pak javë larg hapjes së shumëpritur.