Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj i jep ‘Çelësin e Qytetit’ studiuesit britanik Timothy Garton Ash: Faleminderit për kontributin dhe për frymëzimin


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në takim studiuesin dhe autorin britanik Timothy Garton Ash, i cili ndodhet në Tiranë për të prezantuar librin e tij “Homelands”, i përkthyer në shqip me titullin “Vendet e mia”.

Veliaj i dhuroi autorit “Çelësin e Qytetit” dhe e falënderoi për kontributin e dhënë për Tiranën.   

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të kemi në qytetin tonë një historian të madh dhe një aktivist të shquar si Timothy Garton Ash, i cili jo vetëm përfaqëson më të mirën e Britanisë së Madhe, por edhe më të mirën e botës perëndimore dhe aktivizmit të tij që në vitet ’70, kur ai ka vizituar Shqipërinë, në luftën për të emancipuar dhe hapur shoqëritë pas rënies së komunizmit. Jam shumë i lumtur që je kthyer në vitet ‘90 dhe më në fund po viziten Tiranën e vitit 2023. Ky qytet ky vend ka gjithmonë nevojë për mendje të kthjellëta, edhe për të pasuruar veten me historinë e të tjerëve, e ndoshta për të mos përsëritur gabimet e të tjerëve. Si historian, si mik dhe si aktivist i shquar, dua që ta ndjesh këtë qytet si qytetin tënd. Faleminderit për kontributin dhe për frymëzimin”, tha Veliaj.