Vendosni fjalën kyçe....

Blinken vizitë në Lindjen e Mesme, kërkon ndihmë nga vendet arabe për Gazën e pasluftës – WSJ


Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken po drejton bisedimet me homologët e tij nga vendet arabe se si të qeveriset Gaza pasi Izraeli të ketë përfunduar operacionin e tij ushtarak në enklavën e rrethuar, tha të enjten Wall Street Journal.

Çështja pritet të ngrihet gjatë vizitës së Blinken në rajon, shkroi gazeta duke cituar zyrtarë të njohur me bisedimet.

Zyrtari amerikan mbërriti në Izrael herët të premten ku u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në atë që është udhëtimi i tij i tretë në vend që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor. Blinken gjithashtu pritet të bëjë një ndalesë në Jordani gjatë udhëtimit.

“Aktorët kryesorë janë të përfshirë në këto diskutime,” tha Ben Cardin, senatori demokrat nga Maryland, sipas WSJ.

“Duhet të kesh një administrator të besueshëm që mund të hyjë në Gaza për të ofruar mundësi për palestinezët.”

WSJ vëren se nuk ka ende një plan të mbështetur nga Uashingtoni se si duhet të drejtohet Gaza e pasluftës, megjithëse një opsion, thotë ajo, është që territori të qeveriset përkohësisht nga një forcë shumëkombëshe nga rajoni.

Sipas gazetës, SHBA-të e kuptojnë se çdo plan qeverisjeje duhet të marrë mbështetje nga vendet arabe aty pranë.

“Unë mendoj se SHBA-ja duhet të pranojnë që Katari, Turqia, Egjipti dhe Jordania duhet të luajnë një rol,” shtoi Tuqa Nusairat i programit të Këshillit Atlantik për Lindjen e Mesme, për WSJ.

“Në një çast, ajo që do kishte më shumë kuptim do ishte që një Autoritet Palestinez (AP) efektiv dhe i rigjallëruar të ketë qeverisjen dhe përfundimisht të sigurojë përgjegjësinë për Gazën,” i tha Blinken Senatit të SHBA-së në fillim të kësaj jave. Megjithatë, ËSJ tha se ekziston një besim midis disa zyrtarëve se Autoriteti Palestinez mund të shihet si “shumë i dobët” për të qeverisur në mënyrë efektive Gazën në një afat të shkurtër.

Brian Katulis, nënkryetar i politikës në Institutin e Lindjes së Mesme në Uashington, tha se hartimi i planeve specifike në mes të një operacioni tokësor izraelit është “si të pyesësh për pastrimin pas një uragani të kategorisë 5”.

Sulmi i Hamasit muajin e kaluar dhe operacionet pasuese hakmarrëse të Izraelit, kanë ndikuar rëndë përpjekjet për të kapërcyer ndarjet dhe për të normalizuar marrëdhëniet midis shtetit hebre dhe fqinjëve të tij arabë. Të mërkurën, Jordania tërhoqi ambasadorin e saj nga Izraeli në kundërshtim me bombardimin e Gazës.

Të paktën 9,000 njerëz kanë vdekur deri më tani në Gaza, thonë zyrtarët palestinezë, nga të cilët rreth 70% janë gra, fëmijë dhe të moshuar. Rreth 1,500, kryesisht civilë e ushtarë izraelitë u vranë në sulmin e Hamasit më 7 tetor, kanë raportuar zyrtarët e vendit.