Vendosni fjalën kyçe....

Bombardohet Instituti Francez dhe zyra e AFP-së në Gaza


Instituti Francez në Gaza është goditur nga një sulm ajror izraelit, por nuk u raportuan të lënduar në mesin e stafit të tij në vend, tha ministria e jashtme franceze, ndërsa zyra e Gazës e agjencisë së lajmeve Agence France-Presse (AFP) u godit gjithashtu.

Ministria franceze shtoi se u kishte kërkuar autoriteteve izraelite që të japin arsyet që motivuan goditjen ndaj institutit.

Sipas REUTERS në një deklaratë të veçantë, ministria shprehu gjithashtu “shqetësime shumë të forta” për numrin e viktimave civile në Gaza.

AFP tha se zyra e saj në Gaza u bombardua nga ushtria izraelite dhe u dëmtua rëndë nga një sulm dje.

Asnjë nga anëtarët e stafit të AFP-së në Gaza nuk ishte në zyrë dhe të gjithë u evakuuan në jug të Gazës më 13 tetor, shtoi ai.

“AFP dënon në termat më të ashpër këtë sulm ndaj zyrës së saj në qytetin e Gazës”, tha agjencia.