Vendosni fjalën kyçe....

Durrës, policia arreston pronarin e qenit pitbull që sulmoi 84-vjeçarin në rrugë


Policia ka arrestuar pronarin e kafshës, dy ditë pasi një qen pitbull sulmoi një të moshuar në Durrës.

Një 44-vjeçar me iniciale A.L,. akuzohet për veprën penale “Braktisja e kafshës të shoqërimit”.

Braktisi qenin e tij Pitbull, i cili sulmoi në rrugë dhe dëmtoi një 84-vjeçar, identifikohet dhe vihet në pranga 44-vjeçari. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e djeshme, për një 84-vjeçar që ishte sulmuar në rrugë, nga qen të llojit Pitbull, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh identifikuan dhe arrestuan pronarin e kafshës (qen i llojit Pitbull), shtetasin A. L., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13, për veprën penale “Braktisja e kafshës të shoqërimit”.

Ndërkaq, 84-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, njofton policia.