Vendosni fjalën kyçe....

IKMT-ja do shembë hotelin në Dhërmi, pronari: Sulm politik pse ishim me Fredi Belerin, kam vendim të Gjykatës së Lartë


IKMT-ja pritet të shembë me shpërthim një hotel në Dhërmi, gjë që është kundërshtuar ashpër nga pronari Kristaq Beli i ciki ka thënë se është sulm politik nga qeveria dhe se hotelin e ka me dokumente të rregullta.

Sipas pronarit, shkak për shembjen e hotelit është se i biri, Fjorentin Beli ka qenë komisioner i Fredi Belerit në zgjedhjet e 14 majit, ndërsa vetë ai ka qenë numërues.

Beli tha se hoteli është me leje me vendim i Gjykatës së Lartë që nuk e lejon IKMT-në ta prishë.

“Hoteli është me leje, kam vendim gjykate. Është sulm politik sepse kam qenë numërues në komision nga pala e Fredi Belerit. Unë do të ndjek ligjin”, u shpreh Beli.