Vendosni fjalën kyçe....

Kurti: Draft-statuti për Asociacionin ndërpret trashëgiminë e mosnjohjes së Kosovës


Kosovë jetojnë në Serbi apo që serbët në Kosovë mund të kenë aspirate shkëputëse territoriale apo autonomi jashtë Republikës së Kosovës, jashtë ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës”, shtoi ai.

Sipas Kurtit për çdo ndryshim në statut të Asociacionit, do të bëhet pasi të jetë pranuar Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e Kosovës, pasi Gjykata Kushtetuese të ketë dhënë aktgjykim lejues.

“Kjo e përmbysë atë që e ndërtonin marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 përkatësisht supozimin që e krijonin ato që pjesëmarrësit në një asociacion do të jenë të lirë të avancojnë atë në një drejtim të panjohur. Një drejtim i tillë i panjohur më nuk ekziston dhe tash drejtimi është i qartë dhe i njohur e ajo është Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës kapërcimet, avancimet e tejkalimet nuk lejohen dhe nuk mund të ndodhin”, tha Kurti.

Kurti tha se draft-statuti iu prezantua nga përfaqësuesit e “Pesëshes së Madhe” më 21 tetor në Prishtinë, të cilët, sipas tij, “më kërkuan garancione që drafti të mos e bëj publik, për shkak që publikimi i tij do të keqpërdorej në dëm të kontributit të qeverive sponsorizuese”.

Opozita me kritika për Kurtin

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, Memli Krasniqi, kritikoi Kurtin që nuk tregoi detaje për draft-statutin e Asociacionit.

Ai madje tha se me pranimin që ta nënshkruajë këtë draft, Kurti ka pranuar që Serbia të vendosë për rregullimin e brendshëm të Kosovës.

“Ta kanë sjellë një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, bashkësinë, ‘Zajednicën’, dhe e ke pranuar. A mund të na tregosh çka ke bërë ti aty [në takimin në Bruksel] nëse nuk e ke pranuar. Së pari, kur ke thënë, eja po e nënshkruajmë, ke bërë një gabim që një amator nuk është dashur ta bëje. Ti thuash botës jam i gatshëm të nënshkruaj me Vuçiqin draftin e Asociacionit për Kosovën, që rregullon Kosovën brenda, është jo banale, është anormale, është të pranosh që Serbia të vendosë për rregullimin e brendshëm të Kosovës. Të nënshkruash draftin e Asociacionit që duhet të miratohet nga Qeveria që ju drejtoni, e të gjykohet nga Gjykata Kushtetuese”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, udhëheqësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se për draft-statutin, Kurti dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kanë dhënë qëndrime të ndryshme.

“Gjersa kryeministri pretendon se statuti i Asociacionit të tij është në përputhje me Gjykatën Kushtetuese, ose së paku kështu i kanë thënë atij, presidentja si pranuese e po të njëjtit dokument, shpalosë hezitimin për një cilësim të tillë dhe jo vetëm aq, njofton dërgimin e komenteve në Gjykatë Kushtetuese në rastin e parë, si shenjë e parë e mospërputhje kushtetuese”, tha ai.

Presidentja Osmani ka thënë se nuk mund të japë vlerësim nëse dokumenti është në përputhje me Kushtetutën, por kur të nënshkruhet, ajo do të dërgojë mendimet e saj në Kushtetuese për këtë çështje.

Abdixhiku tha se pret që Kurti të tregojë nëse një Asociacion, bazuar në këtë draft-statut, do të ishte një lloj autonomie. Sipas tij, ky dokument ose shkelë Kushtetutën e Kosovës ose vijat e kuqe të Serbisë.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahuri, kërkoi që Kurti të tregojë se cili është draft-statuti dhe jo që deputetët të informohen nga mediat.

“E gjithë qasja e tij, prej ditës së parë deri në fund me dialogun ka qenë eksperimentale, llogaria dhe përgjegjësia bie te ju, në mënyrë që vendin tonë në këto rrethana jo të lehta ta shtynë përpara në dy tema që janë synime të AAK-së. E para ka të bëjë me anëtarësimin në NATO,e dyta që me eksperimentimet tuaja që i ke bërë edhe në veri, të kesh kujdes mos ta rrezikosh sovranitetin dhe rregullin kushtetues të Kosovës”, tha ai.

Tahiri tha se me klimën “toksike” të krijuar në dialog, me apo pa dashje, Kurti ka kontribuuar në interesin kryesor të Serbisë, që sipas tij është status quo-ja.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektale e REL.