Vendosni fjalën kyçe....

Moti i keq në Itali/ 3 të vdekur dhe 6 të zhdukur në Toskana, përmbyten shtëpitë e spitalet


 

Moti i keq ka përfshirë Italinë, duke shkaktuar probleme me përmbytje sidomos në Toskana. Sipas mediave italiane, për pasojë rezultojnë të  vdekur tre persona dhe gjashtë të zhdukur në Toskana.

Gjithashtu moti i keq ka shkaktuar gjithashtu probleme me energjinë elektrike, ku supas mediave italine, kanë mbetur pa energji rreth 40,000 përdorues.

Në lidhje me spitalet e përmbytura, ‘problemet e aksesit në spitalin Pontedera janë zgjidhur, ndërsa spitali Borgo San Lorenzo dhe dhoma e urgjencës Prato janë duke u zgjidhur’.

Autoritetet kanë pezulluar procesin mësimor në shumë shkolla. Problematika të mëdha janë hasur dhe në qarkullimin e mjeteve dhe atë hekurudhor. Qytetarëve u është bërë thirrje që të mos dalin nga shtëpitë e tyre.