Ka nisur stërvitja “StrongBalkan 23”, e cila zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.
Njësitë më elitare të Forcave të Armatosura nga rajoni i Ballkani Perëndimor, Forcat Speciale, janë mbledhur në Shqipëri për të rritur më shumë bashkëpunimin rajonal, por dhe duke rritur nivelin profesional, aftësimin taktik, operacional e strategjik, për të përballuar sfidat komplekse që paraqet sot mjedisi i sigurisë.
Operativët e Forcave Speciale nga 8 shtete të Ballkanit Perëndimor do të stërviten së Bashku deri më datën 12 nëntor.
Fotot nga stërvitja e përbashkët janë ndarë në Facebook nga ministri i mbrojtjes Niko Peleshi.