Vendosni fjalën kyçe....

Projektbuxheti 2024/ PD: Asnje lek më shumë per pensionet, e lë këtë shtresë në mjerim të plotë


Partia Demokratike thotë se pensionistët nuk do të kenë rritje pensionesh vitin e ardhshëm, ndërsa jetesa e tyre do të vështirësohet më tej.

Në një reagim, Sekretari i Grupit parlamentar, Arbi Agalliu thekson se ndërsa qeveria mbledh miliona euro nga taksat e tatime nuk gjen para për moshën e tretë.

 

 

Reagimi:

Pensionistët nuk do të kenë asnjë rritje të pensionit për vitin 2024. Pamundësia e tyre për të blerë produktet bazë të jetesës do të rritet edhe më tepër.

Nëse do të marrim shembull vetëm një kavanoz me kos 250 gr nga 500 lekë që kushtonte para pak kohësh, sot kushton gati dyfish – 1000 lekë. Pra i thone 15.000 leke me shume ne muaj per te blere te 250 gram kos ne dite.

Nderkohe qeveria per nje pension 100.000 leke, prej tetorit te ketij viti do te jap 8600 leke me shume per shkak te inflacionit. Pra kjo rritje nuk mbulon dot as shpenzimet per 250 gr kos ne dite. Kjo qeveri e cila ju merr shqiptareve qindra miliona euro nga tatim taksat, e po kaq nga korrupsioni ne administraten publike, nuk gjen mundesi tju japi pensionisteve pergjat vitit 2024 asnjë lek më tepër, qoftë për të mbuluar së paku një tas kos. Ky është buxheti i vitit 2024. Asnje lek me shume per pensionet. Ky është buxheti që e lë pensionistin në mjerim të plotë.