Sekretariati i Etikës së Kuvendit ka vendosur të përjashtojë me 10 ditë tre deputetë të Partisë Demokratike.
Nga seancat u vendos përjashtimi i deputetëve Ervin Salianji, Petrit Doda dhe Edmond Spaho.
15 deputetë të Partisë Socialiste mblodhën firmat për të kërkuar përjashtimin e kolegëve të tyre të opozitës. Në shkresë, është kërkuar përjashtimi për Ervin Salianjin, i cili sipas PS është ndihmuar dhe nga deputetët, Petrit Doda dhe Edmond Spaho.
Në njoftimin e Kuvendit thuhet se të përjashtuar nga mbledhja online e sekretariatit janë deputetët Saimir Koreshi dhe Bledion Nallbati, për shkak të trazirave të seancës së kaluar.