Stuhia Ciaran, që ka prekur shumë vende të Europës, ka mbërritur edhe në vendin tonë. Kryeqyteti është përfshirë nga reshje të pazakonta, ndërsa disa rrugë janë përmbytur duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Sakaq lumi i Lanës rrezikon të dalë nga shtrati.