Stuhia e shiut dhe erëra të forta kanë përfshirë ditën e sotme edhe Qarkun e Dibrës.
Situata rrugore paraqitet pa probleme të mëdha, kjo edhe për shkak të terrenit malor.
Në disa rrugë ka rënie inertesh por pa shkaktuar probleme.
Deri në orët e mbrëmjes nuk janë raportuar dalje të përrenjve apo bllokime rrugësh.
Situatë më e vështirë ka qenë orët e mbrëmjes, në bypassin e Qafës së Murrizit ku rënia e inerteve dhe era e fortë me shi kanë vështirësuar kalimin e mjeteve.
Reshjet e shumta të shiut kanë mbushur Urën e fshatit Fshat, dhe uji ka vërshuar në tunelin T3 të Rrugës së Arbrit. Shtabi i emergjencave të Prefekturës dhe të 4 Bashkitë po monitorojnë situatën për orët në vazhdim.