Si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Tiranën, një polic 37 vjeç është plagosur.
Efektivi M.Xh gjatë patrullimit në terren është lënduar nga një objekt i shkëputur që i ka rënë në kokë.
“Më datë 03.11.2023, rreth orës 13:00, në afërsi të pallatit me shigjeta, si pasojë e rreshjeve, është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë shtetasin M. Xh., 37 vjeç, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, i planëzuar me shërbim.
Shtetasi M. Xh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” – njofton policia.