Vendosni fjalën kyçe....

Tensionet e djeshme në Kuvend/ Berisha: “Skapi” i partisë vrapoi në Parlament për të sajuar vepër kriminale


Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi situatën e djeshme të ndodhur në Parlament, ku u shpreh se janë dëshmi e patjetërsueshme e narkodiktaturës të vendosur në Shqipëri, ndërsa akuzoi Prokurorinë e Posaçme se nxitoi në Parlament për të sajuar sipas tij vepra kriminale.

Zhvillimet dramatike të ndjeshme në Parlament dhe pas Parlamentit janë dëshmi e patjetërsueshme e narkodiktaturës të vendosur në Shqipëri. Deputetë të opozitës me të drejta të mohuara në mënyrë antikushtetuese nga Edi Rama kanë nisur betejën e tyre për të rivendosur të drejtat e tyre. Këtë betejë e kanë nisur me qëllimin e rivendosjes së të drejtave dhe mos bojkotin e Parlamentit.

Kjo është rruga më kushtetuese, më e ligjshme dhe e përgjegjshme e këtyre deputetëve. Në këto qëndrime, ata u përballën dje me një situatë banditeske ndaj tyre në Parlament. Edi Rama urdhëronte me Taulant Ballën me deputetë të tij që të vërsuleshin kundër deputetëve të opozitës në protestë. Edi Rama me Lindën e tij në Parlament, kishte futur në sallë njerëz të armatosur.

Edi Rama në kundërshtim me ligjin, futi në Parlament policinë ndërkohë që siguria në Parlament, qytetarët shqiptarët paguajnë punonjësit e sigurisë që janë repart i Gardës. Skenat e qëndrimeve të opozitës ndaj Parlamentit ishin që të gjitha të dirigjuara. Po kaq e rëndë ishte vrapimi pas i Skapit të partisë, i cili ka shkelur çdo ligj dhe rregull. Nuk kishte asnjë vepër krimi. Nuk pati të plagosur. Nuk ndodhi asnjë problem i veçantë përveç se një protestë legjitime. Skapi nën urdhrat e partisë vrapoi në sallën e parlamentit për të sajuar vepra kriminale. Dëshmia e fytyrës së narkoshtetit. Edi Rama mendoi se duke sjellë skapistë në Parlament do të mund të dekurojë deputetët e opozitës.