Vendosni fjalën kyçe....

Vullnet Sina merret në pyetje në SPAK për përplasjen me deputetin demokrat Nallbati


Deputeti i Partisë Socialiste,  Vullnet Sina është marrë sot në pyetje në Prokurorinë e Posaçme nga agjentët e BKH për incidentin në Kuvend ku u godit me grusht nga kolegu demokrat Bledion Nallbati.

Deputeti ka dhënë sqarime mbi ngjarjen pas kallëzimit të bërë nga grupi parlamentar socialist.

Dy deputetët u konfliktuan në Kuvend pasi opozita ndërmori një lëvizje për të bllokuar jetën parlamentare pasi shumica socialiste refuzon të miratojë komisionet parlamentare të kërkuar prej tyre.