Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Përrenjas-Librazhd, ku një autobot është përplasur me një makinë, si pasojë e motit të keq me reshje të dendura.
Fatmirësisht nuk ka patur të dëmtuar gjatë përfshirjes në aksident të automjetit të tonazhit të rëndë.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se automjeti është me targa të huaja, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti si edhe për rikthimin e normalitetit në qarkullimin e automjeteve.