Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Sarandë, makina përplas motorin, ndërron jetë 51-vjeçari


Një 51-vjeçar gjeti vdekjen pas një aksidenti rrugor që u regjistrua mbrëmjen e së shtunës në Sarandë.

Policia tha se ngjarja ndodhi në aksin Çukë-Fanar, kur një automjet tip “Hyundai” me drejtues shtetasin Th. K., 51 vjeç, është përplasur me një motomjet.

 

Njoftimi

Rreth orës 19:10, në aksin rrugor Çukë-Fanar, një automjet tip “Hyundai” me drejtues shtetasin Th. K., 51 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues një shtetas ende të paidentifikur, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin e drejtuesit të motomjetit si dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.