Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se shkarkoi pa të drejtë një punonjës, pezullohet Kryetari i Urdhrit të Stomatologut


Policia ka ekzekutuar masën e prokurorisë për pezullimin nga detyra të Kryetarit të Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda.

Deda akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke shkarkuar pa të drejtë një punonjës duke mos zbatuar rregulloren për zgjedhjet e brendshme të Komitetit Drejtues duke qenë edhe me afat të përfunduar.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune disamujore në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Election”.

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, për shtetasin N. D., 68 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, duke shpërdoruar detyrën si Kryetar i Urdhrit të Stomatologut, nuk ka zbatuar rregulloren e brendshme për zgjedhjet e reja të Komitetit Drejtues, dhe me afat të përfunduar si mbajtës i këtij posti, ka shkarkuar pa të drejtë nga detyra një punonjës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”-njofton policia.