Biznesmeni Gjergj Luca ka qenë këtë të shtunë në Hagë, për t’u takuar me Hashim Thaçin dhe drejtuesit e tjerë të UÇK, që po gjykohen për krime lufte.
Pas takimeve, biznesmeni ka ndarë një video ku thotë se gabimi vetëmi tij dhe i luftëtarëve të UÇK-së ishte se luftuan për Kosovën e pavarur.
“Takova një që po gjykohet për krime lufte dhe me thënë të drejtën hyra për t’i dhënë optimizëm atij burri dhe më thënë të drejtën kisha aq shumë optimizëm, jetë e forcë sa unë dola i trishtuar dhe lashë burra të fortë aty brenda që kishin energji pa fund dhe pozitivitet pa fund. Ai është një burrë që akuzohet për krime luftë dhe krimet më të tmerrshme që ai burrë ka bërë firmosja e Rambujesë që i hapi rrugë bombardimit të NATO-s, dhe tjetra që ka qenë më e tmerrshme se më e para, ai burrë ka qenë kryeministër i Kosovës dhe ka firmosur pavarësinë e Kosovës. Këto ishin dy krimet e tmerrshme dhe sigurisht që krimi tjetër është që organizuar luftën çlirimtare të UCK, bashkë me shokët e tij dhe tani po gjykohet për të parë a ka prova apo jo për atë luftë që i ka dal për zot gjysmës kombit, gjysmës të shpirtit tonë”, thotë Luca.
Biznesmeni Luca gjithashtu ka komentuar edhe situatën poltike në Kosovë, ku thotë se në Prishtinë është më i gjallë se kurrë feudalizmi bolshevik.
“Do kisha shumë dëshirë që nga ky vend ku unë po dal të kisha mundësi sa do pak të jepja një mesazh për politikën e Kosovës. Për mënyrën si ushqejnë masat dhe njerëzit e tyre. Nëse para disa ditëve në Tiranë kam dal e kam thënë që mbaroi etapa e feudalizmit bolshevik. Unë mendoj që në Prishtinë për këta lider që kemi e kemi më të gjallë se kurrë feudalizmin bolshevik. Bajraqet e shqiptarëve me kokën e vet që mendojnë se etapa dhe historia fillojnë atë ditë që kanë ardhur në fron. Ky është feudalizmi shqiptar. Mënyra se si këta njerëz komunikojnë me masat aty fillon feudalizmi bolshevik. Mënyra se si ata sillen duke mos thënë të vërtetën, politika juaj”, thotë ai.