Vendosni fjalën kyçe....

I gjendet 10 kg drogë në shtëpi, arrestohen dy shtetasit shqiptarë në Itali, i sekuestrohen 51 mijë euro


Dy shtetas shqiptarë të moshës 38 dhe 20 vjeç, janë arrestuar nga policia e Foggias në Itali, pasi kishin shndërruar një godinë në San Severo, në një laborator droge.

Të dy akuzohen për posedim për qëllime të trafikimit të lëndëve narkotike si heroinë, kokainë, kodeinë dhe heroinë/morfinë dhe për mbajtje pa leje të municionit për armë zjarri të zakonshme.

Policia ka sekuestruar 10 kilogramë lëndë narkotike, përfshirë heroinë dhe kokainë, si dhe lëndë prerëse, 17 kilogramë kodeinë; 12.6 kilogramë kobret (mbetje heroine).

Gjatë kontrollit brenda godinës, policia gjeti në xhepat e njërit prej dy shqiptarëve rreth 50 gramë kokainë.

Po ashtu efektivët gjetën dhe sekuestruan 51 mijë euro cash në banesat e dy të arrestuarve, të ndara në tufa, dy presa hidraulike dhe materiale të ndryshme ambalazhimi; dorëshkrime kontabiliteti dhe 220 fishekë të kalibrit 7.65.