Pas nisjes së stuhisë së reshjeve të shiut që përfshinë ditën e djeshme ku u përfshi i gjithë territoti i vendit, sot kanë nisur edhe reshjet e para të dëborës.
Mësohet se në orët e para të ditës së sotme, dëbora ka zbardhur malin e Gjallicës në Kukës, e po ashtu edhe në majën e malit të Gramozit në Kolonjë.
Nga reshjet e dëborës, nuk raportohet për problematika.