Vendosni fjalën kyçe....

Nxirrnin në mënyrë të paligjshme gurë dekorativë nga mali i Tomorrit, procedohet administratori i subjektit dhe shoferi i kamionit


Dy persona janë proceduar penalisht në Skrapar, pasi nxirrnin në mënyrë të paligjshme gurë dekorativë nga mali i Tomorrit.

Si rezultat i kontrolleve, është proceduar administratori i subjektit për përpunimin e këtyre gurëve, N. Xh., 50 vjeç, banues në Skrapar, si dhe një 40-vjeçar me inicialet F. L., që u kap në flagrancë duke drejtuar një kamion të ngarkuar me gurë.

Po ashtu, është bërë sekuestrimi i kamionit dhe ngarkesa e gurëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore” dhe “Shkatërrimi i pronës”.