Vendosni fjalën kyçe....

Përshtati lokalin për konsum e shitje kokaine, arrestohet 41-vjeçari në Shkodër


Një 41-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në fshatin Trush të Shkodrës, pasi kishte përshtatur ambientet e lokalit të tij për përdorim dhe për shitje të lëndës narkotike kokainë.

41-vjeçari i identifikuar me inicialet A.O., ishte kishte marrë me qira lokalin dhe ishte administratori i tij.

Gjithashtu, blutë bëjnë me dje se gjatë kontrolleve në lokal u gjet dhe u sekuestrua një sasi kokaine e ndarë në doza.

Arrestimi i 41-vjeçarit vjen në vazhdën e qindra arrestimeve në kuadër të megaopeacionit  “Tempulli”.