Vendosni fjalën kyçe....

Reshjet e dendura bllokojnë 23 turistë në kanionin e Langaricës


Dalja nga shtrati i lumit në Kanionin e Langaricës, Përmet, si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë ka shkaktuar gjatë natës bllokimin e 23 turistëve në hyrje të Kanionit.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe policore në operacion bëri të mundur shpëtimin dhe nxjerrjen e turistëve  dhe të mjeteve në zonën e përmbytur.

Gjatë kryerjes së operacionit  të kërkim – shpëtimit, që zgjati për rreth dy orë, nuk pati asnjë të lënduar.

Turistët u evakuuan dhe u transportuan me mjetet e bashkisë e të policisë për t’u strehuar në hotelet e qytetit. Turistët ishin të kombësive të ndryshme (Francezë, Gjermanë e Polakë).