Vendosni fjalën kyçe....

Vendimi i GJKKO-së për Berishën në dosjen ‘Partizani’, Topi: Nuk më vjen mirë, por ka ardhur koha që gjërat të qartësohen


Përgjatë emisionit “Kjo Javë”, ku ish i ftuar, ish-presidenti i vendit Bamir Topi komentoi edhe vendimin e GJKKO-së për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili akuzohet për korrupsion, në lidhje me dosjen ‘Partizani’.

Topi tha se nuk i vjen mirë për çdo kënd që shkon drejt një akuze, por ka ardhur koha që gjërat të qartësohen.

Ndërsa në lidhje me mospranimin e Berishës për t’u paraqitur në GJKKO, ish-presidenti tha se kjo mund të jetë një taktikë e mbrojtjes së tij.

 

Pjesë nga intervista në studio:

Si e keni parë zotin Berisha? Ka pasur konferenca dhe deklarata për mediat çdo ditë

Topi: Në rast se nuk shkon në GJKKO është çështja e tij, mund të jetë dhe taktikë e mbrojtjes. Mund të jetë dhe në stereotipin e tij.

Nuk më vjen mirë për askënd që shkon drejt një akuze. Nuk më vjen mirë sigurisht. Por, nga ana tjetër ka ardhur koha që gjërat duhet të qartësohen.

A mendoni se i ka ardhur fundi pandëshkueshmërisë?

Topi: Unë mendoj se po!

Besoni për Një institucion të pavarur?

Topi: Institucionin e bëjnë njerëzit. Sa më shumë njerëz me personalitet… Unë disa i kam njohur kur kam qenë President. Duke u rritur natyrisht që niset dhe masa kritike. Kur diskutojmë për SPAK nuk themi se janë në perfeksion, por janë ende në fillim.