Vendosni fjalën kyçe....

Dhunuan një 19-vjeçar, arrestohen 3 shtetas në Gjirokastër


Në prangat e policisë kanë përfunduar 3 shtetas pasi i hoqën lirinë një 19-vjeçari, në automjet, ku dhe ushtruan dhunë ndaj tij, për motive të dobëta. Janë arrestuar shtetasit M. M., 41 vjeç, banues në Gjirokastër dhe K. Xh., 25 vjeç, banues në Vlorë, si dhe një shtetas 15 vjeç .

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër

I hoqën lirinë një 19-vjeçari, në automjet, ku dhe ushtruan dhunë ndaj tij, për motive të dobëta, arrestohen 3 shtetas.

Menjëherë pas kallëzimit të një 19-vjeçari, se 3 shtetas e kishin marrë me forcë në një automjet dhe kishin ushtruar dhunë ndaj tij, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

Si rezultat, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit M. M., 41 vjeç, banues në Gjirokastër dhe K. Xh., 25 vjeç, banues në Vlorë, si dhe një shtetas 15 vjeç (djali i shtetasit M. M.), për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vetëgjyqësia” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.