Vendosni fjalën kyçe....

Elmir Tufa mbërrin në Gjykatën e Fierit


Ka dalë sot para gjykatës në gjykatën e Fierit, Elmir Tufa, një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Shkëlzen Kastratit në 1 shkurt të vitit 2021 në rrethrrotullimin e Sheqit të Madh në Fier.

 Sot pritet verifikimi i masës së sigurisë.

31- vjeçari ishte në kërkim prej më shumë se dy vitesh pasi gjykata e Fierit i kishte caktuar masën e sigurisë “ arrest me burg” pasi akuzohet se është bashkëpunëtor i ekzekutimit brenda makinës të biznesmenit 42- vjeçar.

Forcat operacionale speciale e arrestuan tre ditë më parë teksa i riu po lëvizte në aksin Fushë- Krujë- Vorë.