Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan tha se ndalimi i gjakderdhjes në Gaza është detyrë e Turqisë


Është detyrë e Turqisë të ndalojë gjakderdhjen në Gaza, tha të dielën presidenti Erdogan.

Duke folur në një ceremoni lokale përurimi në provincën Rize të Detit të Zi, Erdogan tha se Turqia ka një detyrim të “shpëtojë palestinezët nga shtypja e Izraelit”.

“Është detyra jonë të ndalojmë gjakderdhjen në Gaza, e cila po kryhet para syve të komunitetit ndërkombëtar”, tha ai.

“Ne po bëjmë dhe do vijojmë të bëjmë më shumë se sa është e dukshme,” tha Erdogan për përpjekjet e Turqisë për popullin palestinez.

Turqia nuk do t’i braktisë kurrë vëllezërit dhe motrat e saj në Gaza, premtoi ai.

“Është përgjegjësia jonë historike të vëmë në dukje krimet e atyre që mbështesin këtë masakër të pamoralshme, të paskrupullt, të neveritshme në Gaza,” shtoi Erdogan.

“Është detyra jonë humanitare të ndjekim vrasësit që po marrin jetën e fëmijëve, nënave dhe njerëzve të pafajshëm në të gjithë territoret palestineze, si dhe hajdutët që po plaçkitin pasuritë e të shtypurve”, tha Erdogan në X të dielën.

“Për më tepër, është përgjegjësia jonë historike të vëmë në dukje krimet e tyre kudo që ndeshemi me ata që mbështesin autorët e kësaj masakre të pamoralshme, të pashpirt dhe të neveritshme”, shtoi Erdogan.

Mbi 9,700 palestinezë, duke përfshirë 4,800 fëmijë dhe 2,055 gra janë vrarë në bombardimet izraelite që nga 7 tetori, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës. Gati 1,540 izraelitë janë vrarë.