Në një takim që zgjati më pak se një orë, Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas i tha Sekretarit të Shtetit të SHBA Antony Blinken në Ramallah se duhet të ketë një “armëpushim të menjëhershëm”.
Abbas u shpreh se ndihma humanitare duhet të lejohet të hyjë në Rripin e Gazës, shkruan Al Jazeera.
Antony Blinken ka mbërritur në Ramallah, në Bregun Perëndimor, ku është takuar me presidentin palestinez Mahmoud Abbas.
Rreth 200 njerëz janë mbledhur në qytet për të protestuar kundër vizitës së sekretarit amerikan të shtetit.
Kjo shënon vizitën e parë të Blinken në rajonin e pushtuar që nga shpërthimi i konfliktit dhe pason vizitat në Izrael, ku zhvilloi takime me Benjamin Netanyahu dhe Jordani.