Verifikimi i masës së sigurisë për Elmir Tufën, i cili është i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastrati do të mbahet këtë të dielë në orën 10:00.
Policia e Tiranës e arrestoi Elmir Tufën më 2 nëntor në Fushë-Krujë.
Shkëlzen Kastrati u ekzekutua paraditen e 1 shkurtit të 2021 pranë Rrethit në fshatin Sheq në Fier. Ai u qëllua nga një makinë tip Range Rover, që pas vrasjes u gjet e djegur te Mbikalimi i Baltzës.
Dyshohet se ngjarja lidhet me një përplasje të vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati, për shkak të përfshirjes së vëllait të tij, Klementit në një sagë hakmarrjeje me Ermal Binjakun.