Reshjet e fundit të shiut kanë ndikuar në përmirësimin e nivelit të ujit në kaskadën e Drinit. Kjo situatë vjen pas një periudhe të thatë prej më shumë se tre muaj.
Prurjet arritën ne 207 metër kub ujë në sekondë ndërsa niveli i ujit në Liqenin e Fierzës u rrit me 60 centimetra në 24 ore duke mos e kaluar kuotën e 269 metra mbi nivelin e detit kundrejt 296 metra të kuotës maksimale.
Pas një ndërprerjeje thuajse 20 orë, në verilindje u rikthyen reshjet e shiut te shoqëruar me erë të fortë dhe pritet të intensifikohen në orët e pasdites dhe natës.
Në faqen zyrtare KESH ka njoftuar se ka mbyllur procedurën për blerje energjie në vlerën e 11.4 milion eurove për të plotësuar nevojat për të gjithë muajin nëntor.
Energjia është blerë me disa fasha dhe me një çmim që varion nga 98 deri në 124 euro për megavator. Ekspertët paralajmërojnë se mund të ketë një shtrenjtim të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare për shkak të vijimit të konfliktit Rusi-Ukrainë luftës së re Izrael-Hamas por edhe prej shtimit të kërkesës për energji për shkak të afrimit të stinës së dimrit.