Tifozët e Skënderbeut kanë sulmuar me gurë autobusin e lojtarëve të Tiranës.
Ngjarja e shëmtuar ka ndodhur pak para fundit të ndeshjes teksa aubotusi po shkonte në stadium për të marrë ekipin.
Nga gurët e gjuajtur janë thyer disa xhama ndërsa në mjet nuk ka pasur lojtarë apo anëtarë të stafit përveç shoferit.
Klubi i Skënderbeu ka dënuar dhunën ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.
Ndeshja përfundoi në barazim 1-1.
Pas këtij rezultati ekipi korçar e sheh veten në vendin e pestë me 14 pikë ndërsa Tirana mban vendin e tretë me 18 pikë.