Vendosni fjalën kyçe....

Tërmet në Elbasan, dy lëkundje të njëpasnjëshme


Dy lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti janë ndjerë para pak çastesh në zonën e Elbasanit. Bëhet me dije se rreth orës 14:50, 9 km në jugperëndim të qytetit të Elbasanit, në zonën e Bradasheshit ka qenë epiqendra e tërmetit prej 3.9 ballësh të shkallës Rihter. Thellësia e lëkundjeve ka qenë 5 km.

Sipas burimeve lëkundja e parë ka qenë mjaft e fortë. Ndërkohë tërmeti është ndjerë edhe në kryeqytet, pasi epiqendrea është rreth 31 km në juglindje të Tiranës. Për momentin nuk raportohet për dëme.

Lëkundjet janë ndjerë dhe në Maqedoninë e Veriut.