Vendosni fjalën kyçe....

Vritet me plumb në kokë 34-vjeçari shqiptar në Itali


Një 34-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali. I riu i identifikuar si Klaudio Myrtaj u gjet i vdekur pasditen e djeshme në një punishte në zonën Cuneo, pranë bashkisë.

Ai kishte marrë një plumb në kokë dhe nuk arriti dot të mbijetojë edhe pse u dërgua në spital. Myrtaj punonte herë pas here në punishten ku u qëllua për vdekje.

Dyshohet se autori mund të ketë përdorur një armë me silenciator dhe e ka pritur derisa nga  punishtja ka dalë pronari, i cili ka shkuar për të blerë benzinë.

Sipas policisë vrasja ka qenë e qëllimshme ndërsa po heton mbi dinamikën e krimit. Myrtaj kishte shkuar në vendin fqinj dy vite më parë e punonte në ndërtimin e rrugëve.

Deri tani policia ka marrë në pyetje disa persona ndërsa dyshimet paraprake janë se ai mund të jetë vrarë për motive xhelozie. Ndër personat e marrë në pyetje është edhe e daashur a e 34-vjeçarit.