Ndërtuesi Fatmir Bektashi u paraqit në SPAK, për herë të parë që nga momenti kur ndaj tij u caktua masa detyrim paraqitje. Pas daljes nga ambientet e SPAK, Bektashi nuk pranoi të flasë për mediat. Pas pyetje të shumta nga gazetarët, Bektashi preferoi që të qëndrojë para tyre për një kohë të shkurtër duke heshtur, ndonëse gazetarët i drejtuan shumë pyetje.
Ky moment shkaktoi të qeshura tek gazetarët të cilët e pyetën ndërtuesin Bektashi nëse flet shqip, apo gjuhë të tjera.
Flisni shqip?
Parlo italiano (flisni italisht)?
Speak english (flisni anglisht)?