Ish kryeministri i shqipërisë Sali Berisha në një takim me të rinjtë e FRPD-së u shpreh se në vend të dyfishimit të rrogave të ministrave duhen dyfishuar rrogat e mjekëve që edhe studentët të mos ikin.
Përsa i përket PD ai u shpreh se kaloi një periudhë të vështirë
Berisha u shpreh se nga qytetarët në rrogat më të larta në rajon në vitin 2013, sot kemi rroga 20% më të ulëta se Kosova.
Sali Berisha: Nëse ti do që këta mjek, këta student të mos ikin rrit rrogat. Dyfisho rrogat e mjekëve. Mos dyfisho rrogat e ministërve, dyfisho rrogat e mjekëve. Në vendet e lira bëhet kjo. Nga qytetarët në rrogat më të larta në rajon në vitin 2013, sot kemi rroga 20% më të ulëta se Kosova. Nëse përpara Sali Berisha kritikohej se rruga e Kombit shkoi 1 miliardë dollarë dhe u shlye në 4 vite nga pushuesit që vijnë nga Kosova, kur flitet për 1 miliardë sot del djegësi i Tiranës që nuk ekziston. Kjo është situata. Në dallim nga viti 90′. Nuk besoja se do përmbysej diktatura. U gabova, ishin studentët. Sot ka një parti demokratike, e cila kaloi një proces shumë të vështirë. Një parti e cila mori Shqipërinë nga honet e historisë dhe e nxori anëtare të NATO-s. Ndërtoi rrugë më shumë se gjithë rajoni të marrë së bashku, tani vjen dhe të shkatërrohet nga Edi Rama. Në një hakmarrje primitive, hakmarrje atërore. Kjo parti përmbysi pushtetin e etërve të tij dhe shpëtoi shqiptarët, Edi Rama edhe sot nuk dënon varjen në litar të Havzi Nelës nga i ati i tij. Nuk dënon thirrjen e dajës së tij të fusm tanket tek studentët. Nuk respekton asnjë ligj për familjarët e tij.