Vendosni fjalën kyçe....

Berisha në dilemë, përballë shkeljes së kushtetutës dhe zbatimit të masës detyrim paraqitje


Sot Sali Berisha sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duhet të paraqitet në zbatim të masës “Detyrim Paraqitje” për çështjen për të cilën akuzohet për “Korrupsion” mbi privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Por Sali Berisha ka deklaruar kur u konfirmua masa ndaj tij se “nuk e shkel Kushtetutën dhe nuk do të paraqitem”.

Berisha e konsideron shkelje kushtetute vendosjen e një mase ndalimi ndaj tij pasi Gjykata nuk ka marrë lejen e Kuvendit.

Berishës i duhet sipas masës të paraqitet para oficeres gjyqësore Adelajda Metaj të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

Berisha akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në bashkëpunim, në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’ dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi është pas hekurave, pasi gjykata mori masën e ‘arrestit me burg’ ndaj tij, po për këtë çështje.