Vendosni fjalën kyçe....

Debatet te Kryesia, Komisioni i Ligjeve mblidhet online


Deputetët e Sali Berishës po vijojnë të bllokojnë punimet e Kuvendit, ndërsa ishte parashikuar që të mbahej mbledhja e Komisionit të Ligjeve. Për shkak se opozita bllokoi punën, Kuvendi njofton se Komisioni i Ligjeve do të mblidhet në orën 12:30 online.

“Ju njoftojmë se mbledhja e sotme e komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut do të zhvillohet online në orën 12:30. Mbledhjen mund ta ndiqni në FB dhe faqen web të Kuvendit. Faleminderit”, njofton Kuvendi. 

Ndërkohë,u mblodh online edhe Komisioni i Ligjeve, ndërsa u bllokuan punimet edhe në Komisionin për Çështjet Sociale. Në ditën e sotme në Komisioni do të diskutohet për projektbuxhetin 2024, por Sali Berisha dhe deputetët e tij kanë zgjedhur që të sabotojnë punën.

Gjithashtu është anuluar edhe mbledhja e Komisionit të Jashtëm.

“Të nderuar, ju njoftoj që për mungesë kuorumi mbledhja e KPJ te orës 12.00 shtyhet. Do te njoftoheni se kur diskutimi i këtij projekt-ligji do te zhvillohet”, thuhet në njoftim.