Mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe atyre të shumicës socialiste është zhvilluar një debat në Komisionin për Çështjet Ligjore lidhur me mbylljen e dyerve të Kryesisë së Kuvendit për deputetët e Kuvendit.
“Turp të keni, turp. Nuk jam hajdut! Por të më mbyllni derën, ça jeni ju? Ca të bëjmë ne? Të shtyjmë njëri tjetrin? Si e mbyllët derën? Kush e mbylli? Gjej një rast kur i mbyllet dera deputetëve? Gjeni një rast?! Ky është turp. Më tregoni tani një muhabet. Më dhunove atje! Më dhunove. Keni humbur logjikën! Merruni me Saliun ose Nokën, ç’punë ke me këtë?!”, i tha Sula.
Ndërkohë kryetarja e Komisionit përpiqej t’i sqaronte se dyert ishin mbyllur vetëm për deputetët e përjashtuar, Oerd Bylykbashi reagoi duke i thënë se po shkelin të drejtën kushtetuese dhe po bëjnë ndëshkim kolektiv.