Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët e opozitës pengojnë deputetët e PS-së të futen në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, mbledhja do zhvillohet online


Deputetët e Rithemelimit kanë vijuar me kaosin në Kuvend. Pasi u përplasën me Gardën dhe u futën në ambientet e Kryesisë përmes dritareve, tani ata nuk lejojnë deputetët socialistë që të futen në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Deputetët e Rithemelimit janë vendosur rresht para derës ku pritej të mbahej mbledhja për të penguar punën. Kjo ka bërë që deputetët e PS të largohen dhe më pas edhe ata të opozitës, duke bërë që mbledhja të zhvillohet online në orën 16:00.

“Përshëndetje, Ju njoftojmë, se mbledhja e sotme e komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, do të zhvillohet online në orën 16:00. Mbledhjen mund ta ndiqni në FB dhe në faqen Web të Kuvendit.Faleminderit“, thuhet në njoftim.