Sali Berisha ka mbajtur fjalim nga dritarja re Kryesisë së Kuvendit, aty ku u futën disa nga deputetët e opozitës, që nuk u lejuan nga Garda, që të futen nga dera.
“Kurrë në histori deputetët nuk janë ndaluar kurrë. Edi Rama ka frikë. Shikoni ku arrin verbëria e tij. Sipas tij ata që janë përjashtuar nuk mund të marrin pjesë. As Lukashenko nuk ka marrë vendim të tillë. Ne po mbrojmë kushtetutën nganjë bandë kriminale e kryesuar nga Edi Rama. Nuk lejohet kreu i grupit me ardhë në mbledhje. Garantoj Edi Ramën se ky është vetëm fillimi dhe deputetët opozitarë nuk tërhiqen, ndërsa ti po tregon fytyrën e vërtetë, turp!” tha Berisha.