Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio
ka deklaruar sot lidhur me situatën në Gaza se aty ka një krizë humanitare dhe se enklava palestineze po “kthehet në një varrezë për fëmijët”.
“Qindra vajza dhe djem thuhet se vriten ose plagosen çdo ditë”, u shpreh Guterres në një konferencë shtypi.
Ai shtoi se konflikti ka “tronditur botën” dhe “ka shkatërruar kaq shumë jetë të pafajshme”.
Guterres përsëriti reagimin e tij të ashpër për “aktet e neveritshme të terrorit të kryera nga Hamasi më 7 tetor”, duke thënë se luftëtarët e tij kanë përdorur civilët si “mburoja njerëzore” dhe vazhdojnë të godasin Izraelin.
“Asgjë nuk mund të justifikojë torturimin e qëllimshëm, vrasjen, plagosjen dhe rrëmbimin e civilëve. Mbrojtja e civilëve duhet të jetë parësore,” theksoi ai.