Kryetarit të grupit të PD-së, Gazment Bardhi dhe deputetëve të tjerë të opozitës të cilët janë përjashtuar për shkak të trazirave të shkaktuara në Kuvend u është ndaluar hyrja në godinën e Kryesisë.
Garda ka një urdhër që këta deputetë të mos i lejojë të futen në godinë.
Ata janë përplasur në derën e kryesisë së Kuvendit.
Ndërkohë deputeti Flamur Noka ka tentuar të hyjë nga kangjellat.